Deputeti kosovar i LDK, Shkumbin Gashi ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me korònavirus nëpërmjet një shkrimi në Facebook. Tha se nuk ka pasur simptoma por u vetëizolua pasi pati kontakte me persona të tjerë që ishin të ínfektuar.
Ndërkohë do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë derisa tamponi ti dalë negativ dhe bëri apel që të bëhet kujdes dhe të mbahen maskat në mënyrë që të mos bëhet pánik.
“Të dashur miq e familjar, ju njoftoj se qe nga e Hena jam veteizolur me qellim te parandalimit te perhapjes se vírusit pasi qe kam dyshuar pas disa kontakteve qe kam pasur. Dhe jo qe kam pasur ndonje shenje apo simptome te vírusit.
Pasi qe kam rezultuar Pozitiv, vazhdoj te jem i vetizoluar prap pa shenja apo simptoma te ketije vírusi tinzar. BENI KUJDES, JO PANIKE! Mbani MASKA”
Faxweb.al raportoi më parë se mbi 100 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie, kanë rezultuar deri tash pozitivë për Còvid-19. 20 prej të ínfektuarve janë staf civil, katër zyrtarë nga Kabineti i Ministrit Veliu dhe 80 zyrtarë pòlicorë.(A.M/Faxweb.al)