AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tiranë/ Pistoletë, pushkë dhe kallashnikov në banesë. Arrestohet 47-vjeçari (VIDEO)

Një 47-vjeçar ka rënë në pranga e Policisë së Tiranës pasi në banesën e tij dhenëfarësi të saj janë gjetur tre armë zjarri të llojeve të ndyshme si dhe mb 300 fishekë.

Sipas Policisë, 47-vjeçari me inicialet D. H., banues ne Ballashenj,  Njësia Administrative Pezë është arrestuar gjatë operacionit të kodoar “Peza” falë informacioneve të marra nga qytetarët.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte  disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Peza”, i cili u finalizua  me kapjen në flagrancë të shtetasit në fjalë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *