Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Tirana shërbëtore e rëndomtë e Beogradit”, PD reagon ashpër për ndalimin e ish-lùftëtarit të UÇK-së në Shqipëri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, me anën e një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-lùftëtarit të UÇK-së nga autoritetet shqiptare pas një urdhëri árresti në Interpòl nga ana serbe. Çollaku thekson se kjo është dëshmi e qartë se Tirana zyrtare është kthyer në një shërbëtore të Beogradit.

Deklarata e plotë: Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit.

Sipas burimeve të sigurta sot nga pòlicia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish lùftëtar i UÇK. Ndalimi i tij nga pòlicia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpòlit. Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpòlit është e gjatë.

Shoqatat e lùftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë. Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar.

Árrestimi i lùftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e lùftës së saj për çlirim.

Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit lùftëtarit të UÇK nga pòlicia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për lùftên e lùftëtaret e UÇK e për Kosovën.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *