Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tirana mban rekordin e pasójave nga Covid-19, por cilat janë zonat më të prekura të saj

Tirana është qyteti që mban peshën e numrit më të lartë të personave që janë prekur nga Covid-19 e për pasojë edhe të humbjeve të jetëve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një takim me epidemiologët e Tiranë tha se institucionet shëndetësore po përgatiten edhe për periudhën e dimrit që situata e COVID-19 të mos jetë shqetësuese edhe me rrezikun që pritet të shfaqet nga virozat stinës.

Na ana e tyre mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës. Ndër zonat më të prekura janë në Astiri, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit.
Po ashtu mjekët theksuan se ka një shtim të rasteve te moshat e reja dhe se është dyfishuar numri i grupeve në terren për gjurmimin e tyre.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *