Dje e nisi me studentët që të denonconin rastet e korrupsionit të pedagogëve dhe që në këmbim do të përfitonin arsimim falas, ndërsa sot e ka propozuar edhe për bizneset.
Kjo gjeti një jehonë të madhe dhe ragime të pafundme janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por me sa duket, kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend jo vetëm të bëjë pas, por përkundrazi, të përparojë n ëide të tilla tipike ‘totalitariste’ siç janë komentuar edhe gjerësisht.
Sot ai bëri një thirrje ndaj biznesmenëve duke iu thënë që të bëjnë publike të gjitha rastet e shkeljeve apo abuzimeve.
“Dje bera publike një ide për të icentivuar studentetë për të denoncuar me provë dhe janë të gatshëm t’i dalin zot denoncimit, pedagoge apo adminstrate në universitet që u bëjnë presion korruptiv duke menduar të vendosim një bursë plus për këta studentë, nëse e ke një merr edhe një tjetër 1 vjecare dhe zëruat tarifën për një vit.
Së shpejti bëjmë pubike masat e reja ku çdo biznes duke filluar nga i vogli për të denoncuar çdo personazh që vjen në dyqan dhe bën presion dhe shqetëson duke shkelur etikën dhe kaluar përtej kufijve të ligjit, ndihmë për biznesin dhe për shtetin duke na ndihmuar të identifikojmë personat e papërshtatshëm”, tha kryeministri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)