Aplikacioni TikTok ka njoftuar se të gjitha llogaritë që kanë të miturit nën moshën 16 vjeç do të jenë private. Ky vendim vjen në mbrojtje të miturve nga kërcënimi kibernetik.
Të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeç profilet e tyre në TikTok do të kthehen në privat dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet që të shkarkojë videot e tyre.
Ndërsa për përdoruesit e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë mundësi të zgjedhin vetë nëse do të lejojnë videot e tyre të shkakrohen.
Ndërsa një tjetër rregull shumë i rëndësishëm është lidhja e llogarive të prindërve me ato të fëmijëve të tyre, sepse prindërit mund të kenë më shumë kontroll mbi përmbajtjen që fëmijet e tyre shikojnë.