Disa tifozë të acaruar të Barcelonës kanë rrethuar Antoine Griezmannin, i cili ishte duke kaluar me makinën e tij jashtë Camp Nout. Ylli francez nuk po kalon kohë të mira te skuadra katalanase, që kur kaloi nga Atletico Madridi në verën e vitit 2019 për 120 milionë euro.
E gjitha kjo ngjarje ndodhi për shkak se 29-vjeçari nuk po tregon një bashkëpunim të mirë me kapitenin e klubit, Lionel Messi. Griezmann në vitin e kaluar e kishte pranuar se nuk po arrinte të ndërtonte një marrëdhënie të mirë me ylli argjentinas – pasi i kanë të vështira dhe bisedat mes tyre.
Tensionet u rritën më shumë në javën e kaluar, kur gjyshi i Griezmannit tha se stërvitjet te Barcelona ishin të dizajnuara që Messi të paraqitej mirë.
Nga kjo situatë e krijuar, tifozët kanë filluar të acarohen me francezin dhe kanë kërkuar nga ai që të tregojë më shumë respekt për 33-vjeçarin.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me një largim nga Camp Nou në fund të këtij edicioni dhe duket se përkrahësit e Barcelonës nuk duan që një gjë e tillë të ndodhë.
? "? ????? ?? ?? ???????" ?
? Aficionados del @FCBarcelona_es INCREPAN a GRIEZMANN a la salida de la Ciudad Deportiva pic.twitter.com/sXjANVLZbt
— GOL ⚽️ (@Gol) November 19, 2020