Aeroporti i Rinasit njoftim zyrtar, nesër nisin të gjitha fluturimet. Bëhet me dije nga një njoftim zyrtar i Aeroportit të Rinasit se fluturimet drejt Dubait do të bëhen nga Podgorica ndërsa fluturimet e tjera do të bëhen nga Tirana por nuk kanë përcaktuar një orar të saktë.
Në lidhje me biletat për udhëtimet që kishin planifikuar të bënin, TIA këshillon qytetarët që të drejtohen drejt agjencive të udhëtimit ku i kanë prenotuar.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.
Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.
Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun. Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish. Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport