Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ti shtëpi s’më jep, fëmijë s’më jep dhe lekë s’më jep. Po çfarë jam unë?

Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi ditën e sotme solli përballë njëri-tjetrit një çift bashkëshortësh.

Zoti Guri në studio tregoi se gruaja e tij prej 4 muajsh, e ka përzënë nga shtëpia dhe shkak për këtë është bërë një tjetër konflikt, që bashkëshortja e tij Vasilika ka me vëllezërit.Zonja Vasilika pretendon se burri i saj nuk mbështet atë, por vëllezërit e saj dhe kjo e ka detyruar atë ta dëbojë nga shtëpia.

Komunikimi i tyre në studio është shoqëruar me tone të larta dhe shpeshherë është dashur edhe ndërhyrja e drejtuesit të emisionit, Ardit Gjebrea, për të qetësuar çiftin.

Guri: Unë po bëj 4 muaj, më ka nxjerrë nga shtëpia kjo. E kam mbajtur jo si grua, po kaluar motrës, e kam respektuar, me gjithë të mirat, me të ngrënë, me të pirë, me veshjen.
Eni Çobani: Sa vite keni martuar zoti Guri?
Guri: Unë kam që në ’95, që e kam marrë këtë!
Ardit Gjebrea: Guri pse thua “këtë”? Ti thua e ke mbajtur më mirë se motrën, the jo si grua, por si motër.
Guri: E kam mbajtur, këtë e deklaroj me 100 firma, e kam mbajtur.
Ardit Gjebrea: Njeriu kë mban më mirë gruan apo motrën?
Guri: Vallai, ia kam kaluar motrës, e kam mbajtur, nuk e kam nxjerrë një ditë në punë, ose një orë. E kam mbajtur se është jetime, më vjen keq se është jetime, s’ka prindër, s’ka vëllezër, s’ka fisin e saj.
Ardit Gjebrea: Po ty të ka nxjerrë jashtë ama?
Guri: Po më nxorri jashtë, po unë dua ndihmë nga ju. Unë në duart tuaja jam, më ndihmoni, s’më ndihmoni, mos më ndihmoni. Se unë e kam gruan e dytë, se e para më ka vdekur, kam një vajzë. Vajzën e kam të martuar, e kam shumë mirë. Po pati mundësi më rregulloni, po nuk pati mundësi mos më rregulloni, në duart tuaja jemi.
Vasilika: Zonja Eni, unë e kam problemin me vëllezërit e mi, Guri m’i mbron vëllezërit. Vëllezërit më kanë marrë dy fëmijë, i rrita unë kalamajtë 14 vjeç dhe m’i merr nusja e vëllait tim, Nila Feracaku.
Eni Çobani: Po ku është lidhja e Gurit me ta?
Vasilika: Po i mbron ata ky dhe unë i kam thënë ik nga shtëpia. Unë dua drejtësi dhe nuk dua të gënjej.
Eni Çobani: Dhe e ke nxjerrë jashtë?
Vasilika: Po e kam nxjerrë jashtë. Kam tokën time, e kemi marrë dy gocat e mia dhe unë, këta kanë bërë falsifikim toke, kanë marrë tokën time dhe ua kanë hedhur dy vëllezërve të mi.
Eni Çobani: Çfarë lidhje ka me këtë dokument Guri?
Vasilika: I kam thënë më ndihmo, ky nuk më ndihmon zonja Eni.
Guri: Po çfarë të ndihmoj, ti je motër e vëlla?
Vasilika: Këtë e ka bërë komuna me Bashkinë e Lushnjes.
Eni Çobani: Po Guri ku e ka bërë atëherë?
Vasilika: Gurit unë i kam thënë më ndihmo dhe ai s’më ndihmon dhe unë e kam përzënë nga shtëpia.
Guri: Më përze nga shtëpia ti mua? Më jep shpenzimet e mia që nga ’95 deri sot.
Vasilika: Çfarë shpenizmesh të jap ty unë?
Guri: Ti shtëpi s’më jep, fëmijë s’më jep, lekë s’më jep. Po çfarë jam unë?
Vasilika: Çfarë kërkojnë vëllezërit e mi me tokën time dhe fëmijët e mi?
Guri: Gjeje ti me vëllezërit, unë s’mbaj mëri me njerëzit. Nuk e ke me vëllain tim, apo me motrën time ti dhe të përgjigjem unë. Ti e ke me vëllezërit e tu, gjeje ti, jo ta gjej unë.
Eni Çobani: Po Guri çfarë lidhje ka me këtë situatë tani?
Vasilika: Gurin unë nuk e dua, se nuk më mbron mua, por mbron vëllezërit e mi.
Guri: Nuk të mbroj dot se ti e ke me motrën dhe vëllezërit, si të ndihmoj unë? Si të futem unë në pjesë?
Vasilika: Jo dhe jo, nuk të qas në shtëpi, ose do më ndihmosh mua ose nuk dua. Mua s’ma ha njeri shkopin./ Tv Klan

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *