15:21 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“T’i kthehen gruas time paratë e sekuestruara në banesë”, zbardhet kërkesa e Edvin Priftit në GJKKO, mjeku jep argumente mbi pasurinë

10:37 | 18/02/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lekët janë të ligjshme”, avokati i Edvin Priftit: Do të dërgoheshin në bankë

Mjeku Edvin Prifti ka depozituar një kërkesë në GJKKO ku kërkon që t’i kthehen paratë e seksuestruara në banesë pasi janë të bashkëshortes së tij. Më tej ai gjithashtu jep dhe argument mbi pasurinë e tij.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit të Organizuar, mjeku Edvin Prifti kërkon që të rrëzohet vendimi i 13 shkurtit. Ndërsa kërkon që të kontrollohet paligjshmëria e kontrollit të zyrës dhe banesës së tij.

“T’i kthehen zj. Enida Prifti të hollat e sekuestruara në cantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova material ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe, diferenca eventuale, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë.”, shkruhet në kërkesën e mjekut Prifti drejtuar GJKKO-së.

Në kërkesën e tij Prifti gjithashtu shpjegon dhe oriogjinën e të ardhurave të sekuestruara. Sipas tij të ardhurat e sekuestruara ishin të ligjshme dhe i përkisnin bashkëshortes së tij, Enida Prifti dhe ishin trashëgimi nga babai i saj. Kjo gjë mund të vërtetohet pasi në cërfitikatën e pronësisë rezulton se prona ndodhet në Priskë të Madhe dhe prona njihet me emrin ‘Kompleksi Triada’.

Ai sqaron se prona u është shitur më datë 23 dhjetor 2020, Albana Hoxha dhe Kreshnik Sinani të cilët kanë blerë pronën me një shumë prej 350 mijë euro kesh pasi ata kishin bërë këtë zgjedhje.

Kujtojmë se Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mjekun Edvin Prifti, ndërsa ky i fundit nuk mundi të dilte nga sallat e GJKKO-së pasi iu vendosën prangat dhe është dërguar për në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Mjeku e paralajmëroi arrestimin e tij para se të priste vendimin e gjykatës duke hedhur dyshime se kjo masë do të jepej pas një ‘urdhri’ të dhënë dhe nga vetë kryeministri Rama vetëm pak orë më parë në një takim live me qytetarë të Tiranës (lexo).

Gjithashtu ai aludoi se kjo ishte pjesë e sulmeve ndaj zërave opozitarë në prag të fushatës zgjedhore (lexo).

Procedimi i mjekut Prifti nisi pas një urdhri të SPAK u kontrollua banesa e tij dhe ku u gjetën 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.

(R.G/Faxweb.al)

Pas

E PAPRITUR/ Pritej të niste procesi, kryevaksinuesit të Vlorës i bie të fikët, niset me urgjencë drejt spitalit

Para

E RËNDË/ 3 muaj pasi e kishte kaluar Covidin, 48-vjeçari shqiptar infektohet me mutacionin britanik. Humb jetën brenda ditësh

Para
E RËNDË/ 3 muaj pasi e kishte kaluar Covidin, 48-vjeçari shqiptar infektohet me mutacionin britanik. Humb jetën brenda ditësh

E RËNDË/ 3 muaj pasi e kishte kaluar Covidin, 48-vjeçari shqiptar infektohet me mutacionin britanik. Humb jetën brenda ditësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu

Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

“Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

“Continental Strategy” kërkon heqjen e “non-gratës: së tij në DASH, Berisha: Kompania është transparente, jo mafioze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.