Kryeministri i vendit Edi Rama vizitoi ditën e sotme Finiqin, ku njoh nga afër me problematikat në zonë të pasqyruara nga kryebashkiaku Kristo Kiço.
Gjatë një takimi në nëj lokal në zonën e Karahaxhit, kryeministri teksa priste kafen shkëmmbeu disa batuta me pronarin e lokalit, të cilit iu vonua për vonesën e shërbimit.
Rama në fjalën e tij theksoi se zona është fantastike për agroturizëm dhe këshilloi nxitjen e investimeve në këtë sektor.
Pjesë nga biseda:
Pronari i lokalit: Nëse do të hapet kufiri, do të jenë të lirë të bëjnë shëtitje, nëse do të ketë mundësi të investohet në rrugë. Këtë kërkesë kisha!
Rama: Të them se e bëjmë rrugën tani për tani s’ta bëj dot. Po e deshe tani në sekond voto ato tjerët se ta bëjnë në sekond. Ulu! Ulu! Kjo zonë është fantastike për agro-turizëm.
Ndërkohë Rama ka shkëmbyer edhe batuta mes tyre, për shkak se nuk i kishin shërbyer kafe, dhe vetë banori po konsumonte kafe, gjë për të cilën kreu i qeverisë tha se as hile greke nuk mund të quhet.
Minoritari: Dua t’ju falënderoj për vizitën edhe kjo kafja do të na shërbejë për ti diskutuar më mirë problematikat që kemi.
Rama: Kjo kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur! Mund të marrim edhe në kafe, Ku e ke pa ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne pa kafe. Ça është kjo se as hile greke nuk quhet.
Minoritari: Ishte një diskutim se si ta shërbenim me gotë apo me filxhan.
Rama: Ku po bënit diskutimin apo andej mbrapa si Kali i Trojës.
Minoritari: Dua t’ju falënderoj për tre projektet për ujin që keni marrë në Finiq. Duhet një zyrë e kadastrës në bashkinë e Finiqit.
Rama: Azhornimi i pronave ka nisur nga qeveria
Gjiknuri: 20% u janë dhënë titujt e pronësisë! Ato të tjerët thonë do të shfuqizojmë ligjin, kjo është shumë e rrezikshme, bëni shumë kujdes. Vërtetë procesi mund të kishte ecur më shpejt, por është vënë shina