Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“T’i japin fund këtij teatri absurd”- Nënshkruhet peticioni për ndalimin e këngëve të Dua Lipës, ja deklarata e yllit të popit që shkaktoi zemërim

Në Izrael është nënshkruar një peticion që bën thirrje për ndalimin e transmetimit të këngëtares shqiptare, Dua Lipës.

Peticioni u kërkon stacioneve radiofonike Army Radio dhe Galgalatz që të mos transmetojnë këngët e saj pasi Dua publikoi një postim në Instagram anti Izrael ku pretendoi se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë.

Mbi 3.000 njerëz nënshkruan peticionin në mëngjesin e së mërkurës.
Organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të
Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruan se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja publikoi, nuk është e përshtatshme që një stacion radiofonik i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”

“Është e pakonceptueshme që një radiostacion ushtarak të vazhdojë të promovojë dikë që del kundër ushtarëve të IDF,” tha Dov Trachtman. “Është koha që ministri i mbrojtjes dhe ministri i kulturës t’i japin fund këtij teatri absurd në të cilin antisemitët si kjo këngëtare vazhdojnë të transmetohen në valët e radios ushtarake.”

Në postimin e publikuar nga Dua Lipa shkruhet: “Ndërsa të gjithë po flasin për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë dhe paguhet nga dollarët e taksapaguesve tanë. Djemtë e këqij të IDF kënaqen duke duke rrahur dhe qëlluar fëmijët. Madje kanë bluza ku shfaqet një grua shtatzënë me hapësirë të shtëne snajperi në stomakun e saj ku lexohet ‘1 e shtënë, 1 të vr.arë”.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *