Shqipëria fiton me rezultatin 0-2 ndaj San Marinos. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Manaj dhe Uzuni. Shqipëria i mbyll 3 ndeshjet e para të kualifikueseve me 6 pikë, 1 pikëë pak se Hungaria dhe 3 më pak se Anglia.
Në fraksionin e parë, të ndeshjes të besuarit e Edy Reja vuajtën shumë, ishin konfuz në fushën e lojës duke goditur vetëm një herë kuadratin me Hysaj. Me fillimin e pjesës së dytë, tekniku italian hodhi menjëherë në fushën e lojës Uzunin dhe Roshin duke i dhënë ndeshjes një tjetër rrjedhë.
Në minutën e 63-të, Uzuni hodhi një kros perfekt në zonë aty ku Rej Manaj me kokë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Goli çlirojë ekipin ndërsa në minutën e 82-të ishin të pafat teksa Hysaj goditi shtyllën pingule.