Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Thyen stolat në “AirAlbania”, reagon ashpër Rama: Këto katërkëmbësha të mbyllen pas hekurave, të ndalohen të hynë në stadium

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit që iu bë në stadiumin “Air Albania” stolave gjatë ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se këto persona duhet të mbyllen pas hekurave, ndërkohë që shton se nenet e reja të Kodit Penal parashikojnë tu ndalohet hyrja përgjithmonë në stadium.

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT👊”- shkruan Rama.

Sipas federatës janë dëmtuar 164 ulëse, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit. Gjithashtu FSHF ka ‘premtuar’ se do t’u nxjerrë fotot dhe videot në stadium të gjithë personave që kryejne akte të tilla vandale.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *