Reperi i njohur Noizy dhe këngëtarja Dafina Zeqiri janë përfolur shpesh për prishje të marrëdhënies mes tyre. Që pas bashkëpunimin “A don love”, dyshja nuk u panë më bashkë.
Mirëpo duket se i kanë zgjidhur konfliktet mes tyre dhe tani ndiqen sërish në rrjete sociale. Ditën e sotme Dafina publikoi këngën më të re “Ring Ring”, në bashkëpunim me Varrosin, anëtarin e “OTR” dhe Noizy ka bërë një deklaratë të bujshme që iu ka dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve.
Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një pjesë të këngës “Ring Ring” dhe ka shkruar: “Dy prej artistëve të mi të preferuar”, duke mos lënë aspak vend për dyshime.