Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara simpatizantëve në qarkun e Beratit foli rreth betejës së 25 Prillit dhe shkeljes së protokollit anti-Covid nga takimet elektorale të Partisë Demokratike.
Rama zërave se ai ka frikë nga uragani i PD-së, iu përgjigj me tone fyese duke thënë se ai është një uragan që vete për lesh, pasi shërben si një vatër infektimi.
“Si mund të pretendohet të merret drejtimi i vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe me këtë nivel karakteri, kur sot unifikimi mbi Covidin është mbi të gjitha partitë. Ç’na duhen ne votat dhe ç’na duhen ne karriket kur humbasim njerëz.
Si mundet një parti politike që do të marrë drejtimin e vendit dhe bën deklarata që Edi Rama ka frikë nga uragani. Nga cili uragan, nga uragani që vete për lesh. Kam shumë frikë që kjo sjellje mund të marrë jetën e gjysheve, gjyshërve dhe familjarëve të atyre që dalin me flamunj qorrazi. Ora e tyre ka mbetur. Nuk është rastësi që kur ata ishin në pushtet ata kishte mbetur sahati i Tiranës. Shkoj në Cërrik dhe po ashtu kishte mbetur sahati, ishte prapë një nga këta.
Natyrisht që ne nuk mund të rrimë pa folur. Ne nuk po shkojmë në dasëm, ata e nisën për dasëm, ne po shkojmë për ndeshjen. Jo pot ë rrimë të bërtasim Rama Ik. Pse? Për çfarë arsyeje? Se nuk të mundim dot.
E kuptoj një kalama që thotë Rama ik, ka shpirtin e revoltës. Por këta burra si kalamaj, Rama ik.
Këta thonë që do të ulim kontributet dhe do të rritim pensionet, thonë që do ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit. Ne merremi vetëm me punë, por i themi njerëzve o do kthehemi mbrapa ose të ngjitemi në me vështirësi në majën ku duam të arrijmë”, tha Rama.