Sistemi tretës ka qenë një ndër tematikat më të ndjeshme përsa i përket mirëqenies në vitet e fundit. Të dhënat e studiuesve tregojnë se 86% e njerëzve vuajnë nga problemet gastrointestinale, dhe që një dietë e pasur në produkte bimore mund t’i parandalojë këto probleme.
Mirëpo, përmirësimi i gjendjes tonë shëndetësore dhe asaj fizike në të njëjtën kohë, është diçka e cila nuk mund të ndodh pa një regjim të caktuar ushqimor. Janë disa lloje ushqimesh të cilat duhet të konsumoni për një shëndet të mirë dhe një bark të shesht po ashtu.
Më poshtë do t’ju tregojmë dy nga lëndët ushqyese që përmirësojnë sistemin tretës, dhe na ndihmojnë në humbjen e masës së tepërt dhjamore në bark.
Prebiotikët dhe probiotikët
Prebiotikët funksionojnë me probiotikët për të rikthyer bakterin e shëndetshëm në zorrë, duke qenë se këto janë një lloj fibre që ushqen mikrobet e mira në trup, duke ndihmuar në zbërthimin e fibrave të patretshme dhe siguruar një sërë përfitimesh shëndetësore.
Prebiotikët kanë efekte anti-inflamatore dhe mund të përmirësojnë sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me probiotikë gjithashtu kanë efekte antiinflamatore në trup, parandalojnë çrregullimet e traktit urinar dhe sindromën e zorrës së irrituar.
Probiotikët ndihmojnë gjithashtu në rënien në peshë dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës. Disa ushqime të fermentuara përmbajnë nivele të larta të bakterit të mirë, si kosi, kefri, lakra turshi, duke ndihmuar me sistemin tretës.
Burimet natyrale të prebiotikëve
Kosi
Kefir
Lakra turshi
Çokollata e zezë
Kimchi
Turshitë
Burimet natyrale të probiotikëve
Hudhra
Qepa
Shpargu
Bananet
Bollguri
Molla
Farat e lirit
Kakao
Prasi