Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Thirrja e Shkëlzenit në prokurori, flet për herë të parë Berisha

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka komentuar për herë të parë thirrjen që Prokuroria i ka bërë djalit të tij, Shkëlzenit në lidhje me hetimet për çështjen “CEZ”.

“Jam ndier shumë mirë. Beteja politike nuk më intimidon. Thirrja e prokurorisë ndaj djalit tim ishte politike. Shqiptarët e panë atë që ndodhi në komisionin parlamentar. Më vjen mirë që ai do të fillojë një beteje. Më vjen mirë që ai do të fillojë një betejë me narkoshtetin.

Çfarë do të bëj unë? Asgjë. Ai nuk ka nevojë. Ai mbrohet vetë. Nëse atë e thërrasin në mënyrë të turpshme kur ai nuk ka lidhje. Kjo thirrje është nga Edi Rama. Nëse mendojnë se ka lidhje me protestën ta dinë se me këtë kanë shtuar njerëzit në shesh” – tha Berisha në studion “Zonë e lirë”.

Më tej Çani e ngacmoi në lidhje duke e pyetur: “Kur tha Lu për kapjen e peshqve të mëdhenj mos e kishte fjalën dhe për Shkëlzenin?

Berisha iu përgjigj:Absoluitisht jo, Shkëlzeni nuk ka thyer asnjë shtet. (M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *