Mjeku Dritan Kociaj, i cili shërben në spitalin Covid 2, i ka bërë thirrje publike në orën 3 të mëngjesit kryeministrit Edi Rama, ministres Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve për hapjen e Covid 4.
Në një shkrim në Facebook, thotë se ka 3 orë që kuron një pacient në autoambulancë jashtë spitalit sepse nuk ka më vende dhe të njëjtën gjë po bëjnë edhe 6 autoambulanca të tjera.
Mjeku ka shpjeguar situatën alarmante teksa bën thirrjen e fortë: “Ju lutem zgjohuni nga gjumi se nesër do jetë vonë.”
Shkrimi i plotë: Thirrje publike.
Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit. Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.
Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje. Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.
Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone. Po kolapsohet sistemi. Cdo jete vlen. Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.
Dritan Kociaj mjek.
(A.M/Faxweb.al)