AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Thirrja e Metës për tubim, Lleshaj: Policia duhet të hyjë në histori, po garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit

Ministri i Brendshëm Sandë Lleshaj ka reaguar në Twitter pas thirrjeve të presidentit Ilir Meta për tubim me datën 2 Mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Lleshaj shkruan se ‪fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.“- shkruan Lleshaj.

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka lajmëruar një tubim më datë 2 Mars në Bulevardin “”Dëshmorët e Kombit”.

Meta ka deklaruar gjatë një konference me gazetarët se në këtë datë ai do të firmos në bulevard një dekret me anë të të cilit do të shpartallojë grushtin e shtetit.

Ai ka bërë thirrje për pjesmarrje popullore për të çliruar sipas tij institucionet përreth Bulevardit nga uzurpimi ku edhe do të firmoste një dekret për të cilin nuk ka treguar detaje se me çfarë ka të bëjë.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *