AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Thirrja e Bashës si i pandehur, Taulant Balla: E papranueshme amnistia për vepra kaq të rënda

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me hetimet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për çështjen e lobimit rus duke e konsideruar si të papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se çështja duhet të rikthehet në hetim dhe dosja të hetohet nga SPAK e jo nga KÇK.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK.

 L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollar & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *