Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Thikë pas shpine ndaj Kosovës”, Kalaja për ‘Minishengenin’: Do ta ndalojmë njësoj si Tsiprasin

Gazetari Aulon Kalaja ishte i ftuar në studion elajmeve të Fax News nga ku takimin e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev e konsideroi si një thikë pas shpine ndaj Kosovëës dhe një tradhëti kombëtare.

Kalaja foli edhe për një aktivitet që pritet të mbahet në Tiranë të shtunë e ardhshme e ku do të marrin pjesë sipas tij njerëz të sferave të ndryshme të shoqërisë, përfshirë dpedagogë, intelektualë e gazetarë, në një mendim të unifikuar thotë ai, kundër planit të kryeministrit Rama.

“Është një detyrim kushtetues ku thuhet se kryeministri mbron të drejtat shqiptarëve kudo në botë dhe më së shumti sghqiptarë jetojnë në Kopsovë. Gjithmonë ovacionin  i shqiptarëve nuk ka qenë të bashkohemi me Jugosllavinë, ka qenë Koçi Xoxe njëri nga ata që e donin këtë gjë, por kurrsesi një orientim i shqiptarëve. Ne aleat strategjik kemi9 SHBA dhe BE, dhe këtë nuk mund ta vendos një kryeministër. Ne presim hapjen e negociatave, ndërsa kryeministri nuk e beson këtë gjë dhe çfarë bën, u bën presion shteteve europiane.

Kam një pyetje për Kryeministrin: A është konsultuar Rama me aleatët strategjik për kët minishengen sepse SHBA-të kanë bërë luftë me Serbinë për shqiptarët. Ndërsa diçka tjetër qëndron teik fakti se kujt i ka marrë leje Rama për të përvetësuar përdorimin e emrit “Shengen”, kjo është një plagjiaturë.

Kemi një president si Vuçiç i cili ka qenë ministër në kohën e Millosheviqit, e që nuk ka kërkuar akoma falje dhe ne të bëjmë marrëveshje me këtë shtet. Pse erdhi pikërisht tani kjo sjellje e Edi Ramës kur në Kosovë i fituan zgjedhjet lëvizjet opozitare. Gjykoj se kjo është e tepërt, dhe besoj se shqiptarët do të dinë të reagojnë.

Me këtë rast e them këtu, se ditën e shtunë do të mblidhemi në kryeqytet në një organizim të paprecedent për të dhënë një qëndrim për këtë çështje, ku marrin pjesë qytetarë, profesorë, intelektualë, gazetar. Për t’i dhënë një përgjigje tjetër kryeministrit shqiptar. Ka pasur reagime të ndara për këtë çështje, ndërkohë që ka ardhur koha për bashkim. Jemi në të njëjtën situatë siç ndaluam Tsiprasin të vinte në Korçë për nënshkrimin e marrëveshjes së ndryshimit të vijës bregdetare në 2018.

Kemi një kryeministër që domn të duket si plaku i urtë i Vlorës e që përfundoi në plakun e çmendur të Surrelit. E nisi si më shumë Çam sëe çamët dhe u kthye në më shumë grek se grekët”, tha Kalaja.

I ftuar ne studio, Aulon Kalaja, gazetar

Publiée par Fax Web sur Mardi 15 octobre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *