AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Thikat e Tahirit në sallën e gjyqit”, Berisha: Dy akuzat bombë me kodin e mafies

Ndërkohë që ka mbetur rreth një orë nga komunikimi i vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një shënimi në Facebook, Berisha shprehet se Tahiri ka hedhur dy bomba në sallën e gjyqit, të cilat ai i quan “Kode të mafias”.

Pasi përmend dy ngjarjet që kanë trazuar jo pak klimën politike dhe opinionin publik, Berisha shprehet se “Me keto mesazhe te koduara Saimir Habili deklaroi:
Politika e kanabizimit te vendit ishte e Edvinit jo e imja. Pra une zbatova porosite e shefit te madh o gjyktates”.

Reagimi i plotë:

Thikat e Tahirit ne sallen e gjygjit per Edvin Mafine dhe Fatmir Drogen!

Miq, sot Saimir Habili leshoi ne sallen e gjyqit dy akuza bombe me kodin e mafies per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken nga njera ane dhe Fatmir Drogen dhe Geron Trafikun nga ana tjeter. Deklaratat bombe, kod mafioz te Saimir Habilit ishin si vijon.

1-“Në raport me politikën Edi Rama është shefi i madh”, mesazhet e koduara, ish-ministri nxjerr foton me Ramën në gjyq.

2-Unë i pandehur se shita makinën, të tjerë me vëllezër trafikantë s’mbajnë përgjegjësi” Mesazhet e Tahirit në gjyq.

Me keto mesazhe te koduara Saimir Habili deklaroi:
Politika e kanabizimit te vendit ishte e Edvinit jo e imja. Pra une zbatova porosite e shefit te madh o gjyktates.

Perveç kesaj ai akuzon direkt Ramen dhe Xhafen qe nuk mbajne pergjegjesi per vellezerit trafikant (Olsin dheGeronin).

Sajmir Habili nuk kercenon vetem Xhafen per Geronin si çpo perpiqet Fuga dhe Don Djall Agaçio te manipulojne me mediat, pasi ai qellimisht nuk thote tjetri me vella trafikant por foli ne shumes, te tjere me vellezer trafikante dhe ketu fjala eshte personalisht per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken dhe Fatmir Drogen dhe Agron/Geron Trafikun!

Morali: Guxoni te me denoni do tju marre me vehte me gjithe vellezerit tuaj trafikant!! sb

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *