Identifikohet dhe proçedohet penalisht për veprën penale të “shkatërrimit të pronës” dhunuesi i një prej zyrave të PS-së Berat. Autori i ngjarjes,minoreni me inicialet Z.M,17-vjeç është djali i Kryetares së ‘Gruas Demokratike në Berat’,Këze Muska.
Ai është identifikuar pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth kësaj zyre elektorale. Burime të brendshme nga PS e kanë cilësuar ngjarjes si “incident elektoral” dhe ngjarje të qëllimshme gjatë fushatës.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, pa nisur ende fushata’, ku dyert e zyrave elektorale të Partisë Socialiste u thyen.