Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Thërriti ndërgjegjes!”, Haradinaj mesazh të prerë Kurtit: Nuk mund ta mbash Kosovën varur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të reflektojë dhe t’i japë sa më shpejt një zgjidhje krizës së krijuar në vend.

Haradinaj i kërkoi Kurtit që të tregojë nëse dëshiron të shkohet drejt qeverisë teknike apo drejt marrëveshjes. Ai theksoi në një intervistë për “Ekonomia Online” se kreu i LVV nuk mund ta mbajë peng Kosovën.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërrasë ndërgjegjes së vet. Ose ta gjej formulën të bëjë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklarojë çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklarojë për çka është.

A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës, nuk mund ta mbajë varur. Nuk po e them këtë për të nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë është të zgjidhë krizën, shiheni procesin.

Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutem mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjeje. Sepse po rrezikojmë më shumë sesa një parti. Po rrezikojmë funksionimin e vendit”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *