Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesoreTe FunditTe Gjitha

Theri me thikë kolegun italian, kuzhinieri shqiptar në gjyq: Ka ndodhur vërtetë?

Kuzhinieri shqiptar, Ricard Nika i akuzuar për vrasjen e kolegut të tij italian Alfio Fallica, 30 vjeç me origjinë nga Sicilia u shfaq i turbulluar në sallën e gjyqit.

Mediat italiane, duke raportuar mbi zhvillimet e fundit të krimit në restorantin “Pulcinella”  në Montecarlo, ku shqiptari u arrestua pasi theri me thikë kolegun, shkruajnë se ai nuk ka dhënë detaje.

Ai mbrohet nga avokati Massimo Corradi, të cilin e ka pyetur i çuditur në sallë “Eshtë e vërtetë që ka ndodhur kjo që po më thonë?”.

Avokati e ka pyetur nëse ai ka pasur ndonjë zënkë apo sherr me kolegun italian dhe shqiptari iu përgjigj “Jo, pse duhet të kisha. Absolutisht jo, ai ishte një njeri shumë i mirë dhe nuk ksiha asnjë me të”.

Shqiptari prej vitesh jeton në komunën e Bordighera në rajonin e  Liguarias në Itali e punonte si kuzhinier në Montecarlo.

Ende nuk dihet shkaku që e ka çuar shqiptarin në vrasje, për të cilën edhe akuzohet. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close