Në fshatin Gllavë në Tepelenë është shfaqur sëmundja e antraksit ku kanë rezultuar të infèktuar 2 persona, njëri i moshës 30 vjeç dhe tjetri i moshës 50 vjeç. Mësohet se këta dy persona kanë thèrur një lopë para dy ditësh, çka mendohet se është dhe shkaku i infektimit me antraks. Mishin e lopës me pas e kanë shitur në të gjithë fshatin, duke i bërë përmasat e kësaj ngjarjeje edhe më të rènda. Mjeku epidemiolog Roland Karalli është nisur me urgjencë nga Gjirokastra drejt fshatit me qëllim menaxhimin e situatës.
Antraks është një sëmundje infèktive që prek kafshët dhe njeriun. Në kafshë zhvillohet në formë septicemike, kurse te njerëzit shfaqet më tepër në formë të lokalizuar të puçrrës së zezë (pustula maligna). Në popull kjo sëmundje njihet me emrin “plasja”.
Para viteve ’50 në Shqipëri plasja ka qenë shumë e përhapur dhe shkaktonte dëme të mëdha në bagëti e raste të shpeshta në njerëz. Një vaksinë sistematike e prodhuar në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Shqipërinë e para viteve ‘90, solli thuajse zhdukjen e saj. Në këtë institut krahas vaksinës është prodhuar edhe serumi kundër plasjes (Anthrax-it).