Nën diçiturën “Thënia e ditës”, Rama rikujton një shprehje të shkrimtarit dhe diplomatit të njohur me origjinë meksikane Octavio Paz. “E vetmja gjë që e bashkon sot Europën është plogështia e saj përballë fatit”.
Ndërsa ndodhet në Bruksel, me sa duket Rama ka gjetur këtë diçitur për të shprehur atë çfarë mendon për atë çfarë nuk e arriti dot politikisht, marrjen e një përgjigjeje pozitive për hapjen e negociatave.
Ky reagim i kryeministrit Rama vjen pak kohë pas qëndrimit të Emmanuel Macron gjatë takimit me kancelaren Gjermane, Ankela Merkel se shteti i tij nuk kishte ndryshuar pozicion lidhur me hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjuithashtu, Macron theksoi se përshëndeste reaformat e ndërmarra nga të dyja vendet, por duke mos lënë pa përmendur edhe numrin e lartë të azilantëve shqiptarë në Francë, që sipas tij zënë vendin e dytë, shprehet se 2 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati për të nisur procesin e negociatave për anëtarësim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)