Një person është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Fier, në fshatin Sheq, pranë fushës së grumbullimit të plehrave.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që është gjetur i vdekur është Demokrat Medinaj, i cili pasditen e djeshme masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, e cila ishte në javën e gjashtë të shtatzënisë.
Vendi ku është gjetur Medinaj është pranë banesës ku jetonte me familjen e tij, të cilët kishin një biznes privat, pulari, ndërkohë që fqinjët thonë se kanë qenë çift pa probleme të mëparshme. Gazetarja e Fax news Fatmira Bajramaj e cila ka shkuar në vendin ku u gjet i pajetë Medinaj raporton se trupi i Medinajt është gjetur nga punonjësit e landfillit të përpunimit të mbetjeve.
Çifti Medinaj kishin së bashku dy fëmijë të mitur, të cilët ishin dëshmitarë të skenës së vrasjes së të ëmës së tyre, dhe tashmë brenda orësh kanë humbur dhe të atin, ndërsa kjo ngjarje ka marrë përmasa tragjike.
Familjarët e Irvana Medinajt, thanë se çifti nuk kishte pasur zënka mes tyre, dhe e reja nuk ishte ankuar kurrë për bashkëshortin e saj.
Mësohet se Medinaj ka vrarë veten me thikë, në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa nuk dihet nëse akti është kryer mbrëmjen e djeshme apo mëngjesin e sotëm.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)