AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Thellohet skandali/ Pallati ku po punohej projekt i Bashkisë së Tiranës, jeton dhe Erion Braçe (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin, ku 5 punëtorë kanë rënë nga skela dhe për pasojë dy kanë mbetur të vdekur dhe tre janë në të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Siç edhe është publikuar në Faxweb.al, punëtorët po punonin nën mungesën totale të sigurisë në punë dhe jashtë çdo kushti teknit, gjë që shkaktoi edhe këtë tragjedi.

Por skandali thellohet edhe më tej, pasi projekti ku po punonin punonjësit ishte i financuar nga Bashkia Tiranë për rregullimin e fasadës, në pallatin ku banonte zv. kreyministri Erion Braçe.

“Nisma Thurje” ka publikuar një video ku ka treguar se pallati ku ndodhi tragjedia është pallati ku jeton zv. kryeministri Erion Braçe dhe se po implementohej një projekt i financuar nga Bashkia Tiranë për rregullimin e fasadës.

Policia dhe prokuroria kanë shumë punë për të bërë. Kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje e pa ndëshkim. Sepse kur nuk ka siguri teknike te projekti i Bashkisë në pallatin e Zv. Kryeministrit, kuptohet sa respekt ka në këtë vend për jetën e punëtorit. “- shkruhet ndër të tjera në reagimin e “Nismës Thurje”

Postimi i plotë

Në pallatin ku jeton Zv. Kryeministri Braçe po implementohej një projekt i financuar nga Bashkia Tiranë për rregullimin e fasadës.
Si pasojë e mungesës totale të sigurisë në punë, një orë më parë skeleria u shkëput e tëra dhe për pasojë 2 punonjës humbën jetën e dy të tjerë po luftojnë me vdekjen në spital.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve!

Policia dhe prokuroria kanë shumë punë për të bërë. Kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje e pa ndëshkim. Sepse kur nuk ka siguri teknike te projekti i Bashkisë në pallatin e Zv. Kryeministrit, kuptohet sa respekt ka në këtë vend për jetën e punëtorit.
Vlen më pak se një skelë!
Dy Erionat mirë do jetë që si fillim të heshtin për ca kohë, sepse e dimë që për dorëheqje as nuk bëhet fjalë, por të paktën të heshtin në respekt të atyre që humbën jetën te fasada e tyre.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se dy viktimat e ngjarjes tragjike janë Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, ndërsa të plagosurit që kanë mbërritur në Spitalin e Traumës janë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *