Faxweb.al mëson detaje të reja lidhur me punonjësit e call centerave që kanë dalë pozitivë me Covid 19. Burime bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit të 15 rasteve, ISHSH ka kryer kontrolle në këto mjedise biznesi, dhe do të pezullojë punën e call centerave ku janë identifikuar rastet.
Raste me covid janë zbuluar ë një godinë ku ndodhen 4 call center, ku në të gjitha ka persona të prekur me koronavirus. Nuk dihet ende sesa është përhapur virusi te punonjësit e tjerë të këtyre kompanive, që kanë një godinë qendrore ku hyjnë dhe dalin personat.
“Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë”, njoftoi paraditen e sotme ministria e Shëndetësisë.
Në të gjithë vendin tonë në 24 orët e fundit ishin zbuluar 25 raste të reja me Covid 19, nga të cilat 24 ishin në Tiranë, dhe vetëm 1 në qytetin e Durrësit. Një lajm jo i mirë ishte ai se një pacient 69 vjeçar nga Tirana ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në 33. (E.K/Faxweb.al)