AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Thellohet “rreziku” ndaj Valdrin Pjetrit, ja hapi që ka ndërmarrë Prokuroria

Pas publikimit të dokumenteve të autoriteteve italiane në lidhje me Valdrin Pjetrin, mësohet se Prokuroria ka lëshuar urdhrin për marrjen e shenjave të gishtave.

Nëpërmjet një shkrese, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, ku kërkohet marrja e shenjave të gishtave për kryebashkiakun e ri të Shkodrës.

Një ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Prej disa ditësh Pjetri ka mohuar akuzat se ka qenë i dënuar dhe vijoi ta bëjë këtë dhe pas publikimit të dokumenteve italiane.

Ndërsa në një reagim të tij kryeministri Edi Rama u shpreh se “deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”./ Gazeta Shqip

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *