Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

“The New York Times” e thotë troç: Në rrëzimin e Albin Kurtit dha një ndihmë të vogël dhe SHBA

Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë, gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, ka shkruar një artikull me titull “Koronavirusi ndihmon në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja”.

Në këtë artikull shkruhet se kriza me koronavirusin kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie nacionale të mërkurën pasi deputetët me shumicë votash votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës së vendit, pas një mosmarrëveshjeje politike të ndërlidhur pjesërisht me pandeminë.

Sipas NYC, votimi i mocionit ishte pjesërisht si rezultat i një mosmarrëveshjeje të ditëve të fundit mes partisë së Kurtit dhe partnerëve të tij të koalicionit në lidhje me formën e kufizimit të qarkullimit të njerëzve si masë ndaj kundër përhapjes së koronavirusit.

“Votimi u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara, diplomatët e të cilëve e kanë vendosur z. Kurti nën presion të madh që kur qeveria e tij ishte betuar në muajin e kaluar për shkak të kundërshtimit të tij për aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.

Por ajo u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilët lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar pamëshirshmërinë e rrëzimit të një qeverie gjatë një pandemie.

“Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionuese për t’u marrë me këtë krizë,” thuhet në deklaratë”, shkruan NYC.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *