Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar homologun e ri francez, Emmanuel Macron, për triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën dje në Francë.
Thaçi e ka cilësuar fitore historike rezultatin e Macron.
“Lajm i mirë dhe fitore historike për Francën dhe për Evropën. Urime Presidentit Emmanuel Macron. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.
Duhet të sjellim në vëmendje që Marcon doli fitimtar ndaj Le Pen me 64% të votave. (J.V/Shuplaka)