Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Thaçi u vendos në siklet me reagimin e diplomatit?! Ja si qenka e vërteta (FOTO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në Reçak, si dhe ka mbajtur një fjalim në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker.

Thaçi e Walker janë parë duke folur me njëri tjetrin ndërsa u aludua se kishte një mosmarrëveshje mes tyre për shkak të një videoje që bëri xhiron e rrjetit teksa Walker nuk pranonte ti jepte dorën presidentit por i tregonte një libër.

Ndërkohë Indeksonline shkruan se ata janë parë gjatë ditës të kenë shkëmbyer një dorështrëngim miqësor, ndërkaq sipas informacioneve nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Thaçi dhe Walker kanë drekuar bashkë pas përfundimit të manifestimit përkujtimor.

Madje, Thaçi ka pasur edhe një dedikim të veçantë për ambasadorin Walker, ku tha se Walker ishte i vetmi që e vizitonte Kosovën atëherë kur askush tjetër nuk vinte për vizitë, për çka edhe e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës.

 

Video po bën xhiron e rrjetit/ Momenti i sikletshëm i Hashim Thaçit përballë William Walker

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *