Nesër Kosovën do ta vizitojë një delegacion Franko-Gjerman, në cilësinë e këshillëtarëve të Macron dhe Merkel. Axhenda e takimit akoma nuk është zbardhur por Thaçi nuk ka hezituar që të aludojë dhe shpresojë që europianët të kenë ardhur për një lajm të mirë dhe në këtë rast Presidenti e vë theksin tek liberalizimi i vizave të Kosovës me Bashkimin Europian.
Në një konferencë para mediave, i pari i shtetit tha se uron që ata të sjellin në Kosovë mesazhin për liberalizimin e vizave.
“Unë e vlerësoj lart rolin e presidentit Macron që ka pasur në tërë këto zhvillime e ka dhënë një mbështetje në Ballkanin Perëndimor, besoj në pragmatizmin e tij, por, në të njëjtën kohë, i njoh edhe shqetësimet që janë shfaqur prej adresave të ndryshme, që kanë ndikuar edhe në përçarjen e skenës politike dhe individëve të ndryshme, unë do të kem takim nesër edhe me përfaqësuesit që do të vijnë në Prishtinë, uroj që të sjellin mesazhin e liberalizimit të vizave, nëse nuk sillet ky mesazh, përgjigjja është shumë e qartë”, tha presidenti Thaçi”.