Kreu i Shtetit Kosovar Hashim Thaçi, ka hedhur dyshime duke thënë se dikush është i interesuar të pengojë dialogun e Kosovës me Serbinë çka pengon edh njohjen reciproke gjithashtu.
Presidentit Thaçi në Twitter ka shkruar një orë pasi Ramush Haradinaj foli kundër formës aktuale të dialogut Kosovë-Serbi ku Thaçi është udhëheqës i këtij procesi.
“Ka shumë interesim të personave të caktuar që ta pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, më lejoni ta them përsëri, qartë dhe në mënyrë të zëshme: Po flasim për përfundimin e një konflikti shekullor, duke u përqendruar në zhvillim ekonomik, jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe njohje reciproke. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.
“Përsëri, roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. I dërguari special, Richard Grenell, është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme dhe e ka përkrahjen e plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump, që po punoni për paqe në botë”, ka shtuar ai.