Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Avokati i Thaçit: Synojmë lirimin e tij, kërkesa për arrêstimin ka redaktime të çuditshme

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se do të synojë që ta mundësojë lirimin me kusht të klientit të tij.

Hooper ka thënë se e ka parë kërkesën e Prokurorisë për të kërkuar urdhërarrêst për Thaçin. Kërkesa, sipas Hooper përmban disa redaktime të çuditshme.

“Nuk e pranojmë për asnjë moment kriteret për burgosjen e z. Thaçi, kështu që në këto rrethana është synimi ynë që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht… Çështja e parë është që ne duhet të kemi nxjerrje të plotë të kërkesës për urdhërarrêsti. Në këtë kërkesë ka disa redaktime të çuditshme… Nuk e di çfarë qëllimi kanë redaktimet e shumta aty”, ka thënë Hooper.

Avokati britanik ka shtuar se në dokumentin ku Prokuroria i kërkon Gjykatës të lëshojë urdhërarrst për Thaçin, pretendohet një sjellje e keqe e këtij të fundit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *