Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur një debat të fortë me analistin Enton Abilekaj në lidhje me bashkangjitjen e Preshevës me Kosovën.
Thaçi tha se nëse Kosovës i bashkohen tre komunat shqiptare që administrohen nga Serbia nuk është asgjë e keqe, duke e quajtur si një kthim i padrejtësisë historike.
Ndërsa, Abilekaj ka deklaruar se kjo ide mund të nxisë qëndrime të ngjashme edhe nga Serbia dhe e ka quajtur këtë një ide shoviniste.
Thaçi i është përgjigjur se nuk është ide shoviniste, por është kthim i padrejtësisë historike. Ai deklaroi se e konsideronte veten një President nacionalist që nuk kërkon të marrë territore të tjera por të mbrojë territoret e Kosovës.
Gjatë bisedës në emisionin “Open” Thaçi ka folur edhe për deklaratat e bëra rreth tre javë më parë nga ish-numri dy i qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri e cila tha disa javë më parë në se në samitin e Berlinit është varrosur ideja e mbështetur nga treshja Rama-Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës.
Thaçi u përgjigj: “Të gjithë ata që flasin për Berlinin nuk kanë asnjë informacion për çfarë është folur atje. Për Edita Tahirin mund të them se nuk di çfarë flet sepse ajo nuk di asgjë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)