Carlos Tevez ka folur në lidhje me situatën që po kalon Argjentina të COVID-19 dhe mendon se nuk duhet të mendohet më për futboll. “Apashi” u shfaq mjaft i ashpër në lidhje me federatën dhe futbollistët që nuk flasin për këtë virus.
“Nuk është momenti për të luajtur futboll, shumë njerëz po vdèsin. Ka shumë presion nga të gjithë anët, por është shumë e vështirë të kthehesh në fushë kur sheh kaq persona që po humbasin jetën. Nuk është momenti i duhur.
“Spitalet janë në kolaps. Edhe familja e nuses time u prek, por ata janë të fortë dhe ia dolën të shërohen. CONMEBOL ka zgjedhur 15 shtatorin për rifillimin e Kupës Libertadores, por nuk duhet të nxitohemi.
“Jam i shqetësuar për shëndetin e njerëzve. E di që ka shumë biznes brenda futbollit, por shumë njerëz janë të sëmurë dhe po luftojnë me jetët e tyre“, – tha sùlmuesi i Boca Juniors.