Një nënë e re në moshë, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë. Pavarësisht se është pozitive ndaj Covid-19, gjendja shëndetësore e foshjnes është e mirë.
Nëna e fëmija kanë lënë spitalin dhe ndodhen në shtëpi, në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Në ditën që janë larguar, i është bërë testi ndaj Covidit, ku foshnja doli negative. Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 146 raste të reja dhe 6 jetë të humbura nga Covidi.
Nuk e kanë fituar dot betejën me sèmundjen në dy spítalet Còvid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
Po në këtë periudhë kohore, janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Còvid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitive me Còvid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.