Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Terrorin dhe vetëm terrorin”, Berisha reagon për ndryshimet në kodin penal: U shtuan 10 vepra burgu ku i pari aty duhet të ishte Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Rtv Ora e cilësoi një nga ditët me staliniste, ndryshimet në kodin penal që bëri sot Kuvendi i Shqipërisë për ashpërsimin e masave ndëshkuesve ndaj personave që shkelin masat në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, siç është pandemia e Covid 19

Sipas tij, Rama po mundohet ti ikë përgjegjësive të tij, ku vetë ai duhet të ishte në burg për mosmarrjen e asnjë mase për 3 muaj rresht.

“Sot në një nga ditët më staliniste narkoparlamenti i narkoshtetit ka shtuar 10 vepra burgu në aktin më të papërgjegjshëm të tij.

Në një kohë kur nuk ka asgjë tu ofrojë realisht qytetarëve, Edvin Kristaq Rama ka përzgjedhur terrorin dhe vetëm terrorin. Mendon se me terror do të mund ti shpëtojë përgjegjësuisë së tij të tmerrshme.

Nëse sot ka njeri që duhet të jetë në burg është ai që për tre muaj rresht nuk mori asnjë masë, përkundrazi u tha shqiptarëve se nuk është asgjë kjo,”-tha Berisha.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *