AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tërmeti/ Situata alarmante në Korçë, mblidhet Shtabi i Emergjencave. Banorët të traumatizuar

Është mbledhur në Korçë Shtabi i Emergjencave ku është diskutuar rreth hapave që do të ndërmerren lidhur me dëmet e mëdha që ka shkatuar termeti i fuqishëm që ka rënë në këtë Qark.

Prefekti, Dhori Spirollari deklaroi se Bashkia Korçë ka marrë masa pas rënies së tërmetit, ndërkohë që bëri të ditur se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Floq,Vidohovë dhe Qafëzez.

“Në Floq rreth 50 shtëpi janë dëmtuar ndërkohë që është marrë vendimi që banorët të mos lejohen të hyjnë brenda.

Shtëpitë e tyre janë kthyer në të pabanueshme ndërkohë që këta të fundit ndjehen të traumatizuar.

Forcat e Armatosura  kanë dërguar në zonat e prekura rreth 40 çadra për të bërë të mundur strehuimin e banorëve përpara mbrëmjes. Këto çadra do të shpërndahen në Floq,Qafëzez,Vidohovë. Shkolla e Floqit do të shërbejë gjithashtu për të vendosur  përkohësisht banorët dhe po ashtu një lokal në qendër të fshatit.

Sa ju përket ndihmave të tjera, janë ofruar paketa ushqimore nga kompanitë private ndërkohë që mbetet ende problem furnizimi me ujë. Një bot po lëviz në drejtim të Floqit. Uji në zonat e prekura nga tërmeti është i turbullt dhe duhen bërë analiza për të ndaluar konsumin e ujit të kontaminuar. Të gjithë duhet të përballojmë emergjencat.  Banorët i kanë syte nga ne, ne duhet të përgjigjemi”, mësohet të ketë deklaruar Spirollari.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.