Një tërmet i fuqishëm ka rënë pak minuta më parë në Tiranë, ç’ka ka rikthyer dhe njëherë panikun te qytetarët.
Paraprakisht raportohet nga EMSC se tërmeti ka qenë me intesitet 3.6 ballë, ndërsa epiqendra e tij ka qenë rreth 14 kilometra larg qytetit të Tiranës.
Nuk raportohet për dëme materiale, dhe as persona të lënduar.
Duhet thënë se pas tërmetit të 21 Shtatorit, më të fuqishmit në 30 vitet e fundit, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, janë përfshirë nga një valë e lartë e aktivitetit sizmik.
Tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, i rënë në 21 Shtator u ndje në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09.
Lëkundja e dytë u shënua më pas në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.
Përveç Tiranës dhe Durrësit një nga qarqet më të prekura është dhe ai i Korçës, ku dhjetra familje edhe sot janë në pritje të ndërtimit të banesave të tyre nga ana e shtetit. Me uljen e temperaturave jetesa e tyre në çadra është bërë thuajse e pamundur.
(E.K/Faxweb.al)