Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tërmeti i fuqishëm në vend, Greqia nis ndihma për vendin

Në kuadrin e ndihmës që Greqia i akordon Shqipërisë, niset sot nga Athina me avion C-130, një grup prej 27 vetësh të Njësisë Speciale të Përballimit të Fatkeqësive, EMAK, me qëllim që të ndihmojnë në përpjekjet që bëhen për kërkimin dhe shpëtimin në zona që u goditën prej tërmetit të sotëm në Shqipëri.

Pasi u ra dakort me autoritetet Shqiptare, Njësia do t’i drejtohet Durrësit. Së bashku me njësinë vijnë dhe dy qenë si dhe një automjet.

Gjithashtu nga Janina u nisën në rrugë tokësore dhe kanë mbërritur në Shqipëri, 15 veta nga Njësia EMAK së bashku me dy automjete për transport personeli dhe një automjet për transport pajisjesh sizmike. Grupi nga Janina i drejtohet Thumanës.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *