Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Egjeun, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Greqi dhe në Turqi.
Të dhënat paraprake flasin për një magnitudë 6.9. Epiqendra raportohet se ka qenë në verilindje të ishullit Samos me thellësi 10 km.
Ndërkohë që në zonën e Athinës, Kretës e Militinit raportohet për dëme, pasi aty është ndjerë dhe më shumë. Edhe mediat turke raportojnë se ka dëme të shumta materiale.