Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tërmeti i dytë i 26 Nëntorit/ Gazetari lëshon deklaratën e fortë: Vdiqën 2 njerëz kur po punohej në rrënoja

Gazetari dhe aktvisti Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë pak minuta më parë në një studio televizive. Duke folur tek “360 gradë”, Kalaja u shpreh se pas goditjeve dyta të orës 7:20 mëngjesit të 26 Nëntorit kanë vdekur dy njerëz.

Sipas tij, në ato momente po punohej për t’i nxjerrë nga rrënojat, por më pas u tha se janë gjetur dy trupa të pajetë.

“Rreth orës 07:20 kur ra ajo goditja tjetër në Thumanë ma ka konfirmuar një njeri që shërben në Zallherr dhe shërben në terren, më tha se kanë vdekur dy veta në momentet që po ndërhyhej për ti nxjerrë ata. Po punonin diku te një orë dhe kanë vdekur dy veta në 7:20 kur ra tërmeti tjetër. Kam qenë afër te ai pallati, kemi ikur të gjithë, u bë kaos, jemi shtyrë me njëri-tjetrin.

I thashë një fadrome të hapte kangjellat e fushës së sportit aty, nuk pranoi. Të futeshin njerëzit në fushën e sportit se po shtyheshin njerëzit me njëri-tjetrin.Ai ishte kolonel dhe tha po punonim me dy persona në ato momente dhe kur ra pas-goditja kanë vdekur dy persona. Pyetja që ngrihet në këtë rast është: Po sikur të kishim ndërhyrë më herët?”, tha Aulon Kalaja.

Ai deklaroi se qeveria u gjet e papërgatitur për këtë tragjedi. “Qeveria ishte e papërgatitur për këtë rast. Emergjencat Civile kanë punësuar vetëm militantë që kanë ngrënë qyl gjatë gjithë kohës. E sfidoj kryeministrin dhe i them se në rast se ti ke lëshuar një pako me emrin rezervat e shtetit në terren unë jap dorëheqjen nga gjithë aktiviteti publik në terren. Nuk kishim asnjë qen”, tha Aulon Kalaja.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *