AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Tërmeti i 26 Nëntorit dëmtoi 2 kalatë, reagon ministria: Hyrja në këto monumente është rreptësisht e ndaluar

Përveç shtëpive, tërmeti i 26 Nëntorit u shkaktoi dëme edhe monumenteve të kulturës. Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës ishin sot të pranishëm në Krujë për të parë nga afër dëmet në kalanë e këtij qyteti. Sipas njoftimit të ministrisë, Kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës kanë pësuar dëme serioze që mund të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve.

Për këtë arsye ministria u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin hyrjet në këta objekte, ndërsa shtoi se nëse thyhet ky udhëzim, atëherë nuk do të mbahet asnjë përgjegjësi.

“Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda  në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe  të Krujës. Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në rradhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.

Megjithatë, sipas ministrisë, megjithëse janë vendosur shiritat, qytetarët janë parë sot duke u ngjitur në Kalanë e Krujës pa e vrarë mendjen.

(M. I./ Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *