Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi dje Japoninë, ndërsa qytetarët u paralajmëruan edhe për një cunam të mundshëm.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe momentet kur tërmeti lëkund tokën, duke ‘shkundur’ me forcë ndërtesat.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një pjesë e të cilës tregon atë që ndodh brenda një zyre, shumë prej punonjësve vrapojnë që të dalin jashtë ndërtesës, ndërkohë që lëkundja është mjaft e madhe.