Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë ka tronditur të shtunën Britaninë e Madhe.
Sipas Daily Mail lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Uells dhe në Anglinë jugperëndimore. Epiqendra e tërmetit ka qenë 8 milje në verilindje të Swansea city, sipas Institutit Amerikan të Gjeoshkencës.
Lëkundjet e forta po ashtu u ndjenë nga qytetarët në Bristol dhe Sronuall. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale
Ky wshtë tërmeti më i madh që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në një dekadë pas tërmetit 5.2 ballë të regjistruar në Lincolshire në vitin 2008.